Misioni
Misioni i Mozilla Europës është të mbështesë Projektin Mozilla duke zhvilluar, përhapur dhe nxitur "software" të lirë Mozilla, produkte të rrjedhur prej saj dhe projekte të lidhur me ta brenda Europës.
Misioni i shoqatës Mozilla Europë përshkruhet plotësisht në statutet e saj.
Më konkretisht, Mozilla Europa do të merret me çështjet vijuese:
- Bashkimin e forcave me bashkësi Mozilla vendore, rajonale dhe kombëtare me qëllim nxitjen e tyre në shkallë Europiane drejt Mozilla-s dhe produkteve të rrjedhura prej saj;
- Inkurajimin e zhvilluesve të pavarur, universiteteve, shoqërive dhe administratave të kontribuojnë në projektin Mozilla, qoftë duke prodhuar kod burim, qoftë duke financuar projektin;
Motivime të kontributorëve të Mozilla-s
Çdo kontributor i Mozilla-s ka arsyet e veta për përkushtimin e kohës dhe energjive në një projekt kaq të madh bashkëpunimi. Mes përgjigjjeve të dëgjuara më shumë:
- Ofrimi i një shfletuesi web modern dhe një klienti e-mail për një larmi platformash si dhe nxitja dhe përhapja e teknologjive në themel të tyre.
- Kënaqësia në mësimin dhe kontributi në vënien në jetë të standardeve më të fundit dhe teknologjive si HTML, CSS, XML, XSLT, në gjirin e një grupi të shquar hacker-ësh të mbështetur nga një bashkësi plot jetë dhe e efektshme.
- Mundësia për të marrë pjesë në një projekt mbarëbotëror, që përfshin kultura, gjuhë, kontinente dhe zona kohore.
Bordi i Drejtuesve të Mozilla Europës
Mozilla Europa është një organizëm jofitimprurës ngritur mbi bazën e Association Loi 1901 si parashikohet nga Legjilacioni Frëng. Shoqata është krijuar nga disa vetë që marrin pjesë te projekti Mozilla, mes projektesh të tjerë Free software. Bordi i tanishëm i Drejtuesve përfshin:
- Tristan Nitot, (President)
- 20 vjetët e fundit, Tristani ka punuar me kompjuterat dhe, së fundi, me Internetin. Ka pasur poste të ndryshëm në disa fusha si përgatitje për përdorimin e kompjuterit, mbështetje teknike, përgatitje shitjesh dhe zhvillim biznesi. Posti i tij i fundit ishte në Netscape ku kaloi 7 vjetë, së fundi predikues i Teknologjisë dhe Standardeve për Europën. Në kohën e tij të pakët të lirë, Tristani themeloi gjithashtu OpenWebGroup, të cilin e udhëheq ende. Tristani flet Frëngjisht dhe Anglisht.
- Jean-Christophe Lapprand, (Arkëtar)
- Zhan-Kristofi ka pasur poste të ndryshme në shoqëri prodhimi dhe shpërndarjeje software për më tepër se 25 vjetë, dhe ka qenë një nga themeluesit, si edhe CEO i PartnerSoft-it. Për 5 vjetë është marrë me zhvillimin marrëdhëniesh dhe zgjidhje mbi PLatforma Netscape në Europë. Zhan-Kristofi është shtetas frëng. Flet Frëngjisht, Anglisht dhe Gjermanisht.
- Pascal Chevrel, (Sekretar i Përgjithshëm)
- Paskali është anëtar i vjetër i bashkësisë Mozilla. Ka krijuar disa burime asistence për përdoruesa të thjeshtë dhe ka marrë pjesë në krijimin e dy portaleve për bashkësi spanjishtfolëse me objekt Mozilla-n. Më 2005, Paskali shkruajti një libër në frëngjisht rreth Firefox-it & Thunderbird-it. Paskali ka në ngarkim përkthimin e faqeve Web të projektit Mozilla Europe dhe të disa faqeve të ngjashme, pjesë e projektit Mozilla, si edhe punët me bashkësinë, me një vëmendje të veçantë mbi Spanjën, ku është edhe përfaqësues i projektit Mozilla. Paskali flet Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht dhe ca Katalançe.
- Peter Van der Beken
- Peteri ka qenë pjesëmarrës i Mozilla-s para se të punësohej nga Netscape-i për të vazhduar profesionalisht pas kësaj. Tashmë është bashkëpërgjegjës moduli për DOM-in dhe përgjegjës moduli për XSLT, dhe përfaqëson Netscape-in brenda grupit të punës W3C XSL. Peteri është gjithashtu super-reviewer, çka tregon ekspertizën e tij në përgjithësi mbi projektin Mozilla. Peteri është shtetas i Belgjikës dhe flet Hollandisht, Frëngjisht dhe Anglisht.
- Axel Hecht
- Akseli ka një PhD në matematikë dhe është gjithashtu pjesëmarrës te Mozilla që prej 1999. Është përgjegjës moduli për RDF dhe ka punuar për disa vjetë bashkë me Peterin për të zgjeruar mbulimin e XSLT-së në produkt. Akseli ka organizuar Ditët Europiane të Zhvilluesit më 2001, 2002 dhe 2004. Akseli është shtetas i Gjermanisë dhe flet Gjermanisht dhe Anglisht.
- Zbigniew Braniecki
- Zbignievi është anëtar i MozillaPL dhe një nga drejtuesit e ekipit AviaryPL. E katreguar interesin e vet për projektin Mozilla qysh prej 2001 dhe merr pjesë aktivisht që prej 2005. Zbignievi punon në ndërkombëtarizimin e produkteve Mozilla dhe përhapjen e teknologjive Mozilla në Europën Lindore. Zbignievi punon për një shoqëri britanike, është shtetas polak, dhe flet Polonisht Dhe Anglisht.
Anëtarë të Dikurshëm të Bordit
- Jan Varga
- Jani, një shtetas Slovak, merr pjesë te Mozilla prej disa vjetësh. Në universitetin e tij, qe autor i një teme që përfshinte zhvillim klienti bazuar mbi XUL (zbatimi XML përdorur në Mozilla për përshkrimin e Ndërfaqes së Përdoruesit). Jani kaloi mandej tek Netscape-i për të punuar mbi Mozilla-n. Jani jeton në Ruzomberok, në Republikën Slovake dhe flet Slovakisht dhe Anglisht.
- Olivier Meunier, (Arkëtar)
- Olivieri është zhvillues "software"-i të lirë. Si i tillë, ka krijuar dhe ende përkujdeset për projektin DotClear, një mjet "weblog" i përputhshëm me standardet. Olivieri është gjithashtu një pjesëmarrës i OpenWebGroup-it, themelues i Shoqatës APINC, ku mban postin e treasurer. Olivieri flet Frëngjisht dhe Anglisht.