Pyetje të Bëra Shpesh (FAQ)

Si mund të lidhem me Mozilla Europën?

Thjesht duke u lidhur me Presidentin e saj, Tristan Nitot, përmes e-mail-it (nitot@mozilla-europe.org) ose përmes postës së zakonshme :

Mozilla Europe
Tristan Nitot
28 rue Viala
75015 PARIS
FRANCE

Ç'është kjo Open-source/Free-software?

Ndërkohë që ka ndryshim domethënës midis Free Software dhe Open Source Software, ideja është që Free/Open Source Software bashkë me kodin e tyre burim janë të passhëm lirisht, duke i mundësuar kujtdo të kontribuojë në të, ta përshtasë dhe përmirësojë. Mozilla mirëmbahet dhe përmirësohet nga qindra pjesëmarrës, shpërndahet falas në Internet, adhe licensat e saj e bëjnë si Free Software ashtu edhe Open Source. Për më tepër hollësi në lidhje me këtë temë, shihni:

Për të ndihmuar në shpërndarjen dhe përmirësimin e produkteve të bazuar te projekti Mozilla, Mozilla Europa lyp kontribut prej vullnetarësh. Frymëzuar nga Free Software, kemi në plan të riinvestojmë tërë paranë e nxjerrë prej Shoqatës për zhvillimin e saj, siç parashikohet prej strukturës ligjore të Shoqatës. Kështu, nga tërë energjia dhe paraja e hedhur në projekt nga vullnetarët, nuk do të përfitojnë aksionerë, ngaqë shoqata nuk ka të tillë, dhe nuk lejon ndarje fitimesh.

Cilat janë marrëdhëniet midis Mozilla Europës dhe bashkësive vendore?

Mozilla Europa nuk u krijua për të zëvendësuar bashkësi të ndryshme vendore Mozilla. Këto bashkësi bëjnë një punë të mrekullueshme për lokalizim dhe dokumentim. Përkundrazi, Mozilla Europa dëshiron të ndajë me bashkësitë përvojën teknike që bartin anëtarët e saj me qëllim që t'i ndihmojë të zhvillohen dhe përmirësojnë ata vetë produktet. Mozilla Europa u krijua për të patur një organizëm qendror Mozilla në Europë me qëllim lehtësimin e zhvillimit dhe përhapjes nëpër Europë përmes punës me bashkësitë vendore.

Dua të ndihmoj Mozilla Europën. Çfarë mund të bëj?

Kjo pyetje e shkëlqyer meriton një faqe të plotë për t'iu përgjigjur. Si hap i parë mbase do të ishte të bërit anëtar i Mozilla Europës dhe të ofroni ndihmën në listën e postimeve të anëtarëve. Në varësi të aftësive tuaja, intereseve dhe kohës së lirë, sigurisht që do të gjejmë një rrugë se si të merrni pjesë te projekti.