Si të merrni pjesë te projekti Mozilla Europë dhe Projekti Mozilla

Te projekti Mozilla Europë mund të marrë pjesë thuajse cilido person dhe organizëm europian. Qofshi një individ, ose përfaqësoni një shoqëri, një administratë apo një universitet, pjesëmarrja juaj mund të jetë në mjaft forma:

Për individë: dhuroni diçka

Nëse dëshironi të ndihmoni Mozilla Europën në nxitjen e zhvillimit dhe përdorimit të shfletuesit Mozilla dhe derivateve të tjerë të tij, ju lutemi dërgoni një çek (në Euro) në vendndodhjen tonë postare:

Mozilla Europe
28 rue Viala
75015 PARIS
FRANCE

Nëse tashmë keni një llogari Paypal, mund ta përdorni për të dhuruar ndonjë shumë parash për Mozilla Europën.

Ju nxisim gjithashtu të dhuroni për Fondacionin Mozilla, me qendër në US.

Për shoqëri dhe administrata

Shoqëri apo administrata që duan të mbështesin financiarisht përpjekjet e Mozilla Europës mund të lidhen me ne përmes e-mail-it: corporate-sponsor@mozilla-europe.org.

Pjesëmarrje te projekti Mozilla.org

Për të dhënë ndihmë te kodi burim i Mozilla-s, ju lutem shihni site-in WebMozilla.org.