Njihuni me Shfletuesin Më të Mirë në Botë
Me sigurinë, qëndrueshmërinë, shpejtësinë dhe plot të tjera, Firefox-i është krijuar për mënyrën se si ju e përdorni Web-in. I lirë dhe i lehtë për t'u instaluar!
Me sigurinë, qëndrueshmërinë, shpejtësinë dhe plot të tjera, Firefox-i është krijuar për mënyrën se si ju e përdorni Web-in. I lirë dhe i lehtë për t'u instaluar!
Gjithësecili e përdor Web-in ndryshe, andaj pse duhet të jetë shfletuesi juaj i njëjtë me të kujtdo? Qoftë për fjalosje, gatim apo shkrim programesh, Firefox-i ka më tepër se 6 000 shtesa për t'ju ndihmuar ta përshtasni saktësisht sipas nevojave tuaja. Plus mijëra Personas për të ndryshuar në çast pamjen e tij.
Ruajtja juaj, ndërkohë që shfletoni në web, është përparësia jonë kryesore, ndaj edhe kemi përmirësuar teknologjitë tona kundër karremëzimit dhe programeve të dëmshëm, si dhe kemi shtuar mundësitë e shfletimit vetjak dhe “harroje këtë site” për të garantuar vetësinë tuaj.
Për më tepër, trajtimi ynë burimhapur i sigurisë përkthehet në ekspertë anembanë globit, syhapur gjatë gjithë kohës për t'ju mbajtur ju (dhe të dhënat tuaja personale) të sigurta.
Shihini tërë veçoritë e sigurisë.
Mësoni më tepër rreth sigurisë së Firefox-it.
Po e përsosim vazhdimisht Firefox-in që të jetë shumë i mirë për mënyrën se si e përdorni web-in – gjëra si krijimi i skedave të reja tani kryhen më shpejt, ose Shtylla e Papërmbajtshme sjell më shpejt përfundime. Tek e fundit, gjithë puna është t'ju shpiem atje ku doni as më shpejt dhe sa më lehtë që të jetë e mundur.
Përfundimet e një prove SunSpider në një makinë Windows 7
Shihini tërë veçoritë që lidhen me punimin.
* Bazuar në përfundimet e një prove SunSpider mbi punimin e JavaScript-it në një makinë Windows 7.
E kemi mbushur Firefox-in dëng me veçori tërheqëse për të siguruar që përfitoni maksimumin prej web-it modern. Qoftë në rastin e Shtyllës së Papërmbajtshme dhe leverdisë së saj, qoftë me ID të atypëratyshme të site-it për siguri apo mekanizëm më të shpejtë JavaScript për punim më të suksesshëm, synimi ynë është të ofrojmë shfletim më të mirë në çdo hap.
Shihni veçoritë e reja kryesore.
Shfletim VetjakNe besojmë se Internet-i është një burim publi që duhet të mbetet i hapur dhe i kapshëm nga të gjithë. Si software në dobi të publikut, çdo shkarkim i Firefox-it mbështet misionin e Mozilla-s për përkrahjen e zgjedhjes, risisë dhe mundësive në Web.
Merrni këshilla të dobishme për përdoruesa fillestarë, të ndërmjetëm apo të përparuar të Firefox-it.
Mësoni Disa Sekrete të Reja