Shënime Versioni për Firefox 3-in

v3.0.1, qarkulloi më 16 Korrik, 2008
Shihni se ç’ka të re, probleme të njohura dhe pyetje të bëra shpesh rreth versionit më të fundit të Firefox-i. Si përherë, jeni të lutur të na tregoni se çfarë mendoni, qoftë duke përdorur këtë formular përshtypjesh, qoftë duke parashtruar një bug te Bugzilla.

Ç'ka të re në Firefox 3.0.1

Te Firefox 3.0.1 janë ndrequr disa probleme të gjetura te Firefox 3-i.

  • U ndreqën disa probleme sigurie.
  • U ndreqën disa probleme qëndrueshmërie.
  • U ndreq problemi i mospërditësimit të bazës së të dhënave për phishing dhe malware gjatë nisjes për herë të parë.
  • Në disa rrethana të caktuara, Firefox 3.0 nuk e ruante si duhet listën e përjashtimeve për dëshmi SSL.
  • U përditësua lista e brendshme mbi Public Suffix.
  • Në disa raste, instalimi i Firefox 2 në të njëjtën drejtori ku qe instaluar Firefox 3-i sillte paqëndrueshmëri të Firefox 2-i. Ky problem është ndrequr si pjesë e Firefox 2.0.0.15.
  • U ndreq problemi sipas të cilit, kur shtypej një zonë e përzgjedhur lënde diku nga mesi i një faqe, një pjesë e lëndës nuk shtypej (bug 433373).
  • U ndreq një problem nën Linux sipas të cilit, për përdoruesit me lidhje PPP (dialup ose DSL) Firefox-i nisej përherë nën mënyrën "Offline" (bug 424626).

Sistem i Nevojshëm

Para instalimit, sigurohuni që kompjuteri juaj i plotëson kërkesat e sistemit të nevojshëm.

Shkarkim

Mozilla e ofron Firefox 3-in për Windows, Linux, dhe Mac OS X në një larmi gjuhësh. Mund të merrni versionin e fundit të Firefox 3-it këtu. Rreth montimesh për sisteme dhe gjuhë të tjera që nuk ofrohen nga Mozilla.org, shihni ndarjen Montime Kontribut në fund të këtij dokumenti.

Instalim

Ju lutem mbani parasysh që instalimi i Firefox 3-it do të mbishkruajë instalimin tuaj ekzistues të Firefox-it. Nuk keni për të humbur ndonjë nga faqerojtosit tuaj apo historikun e shfletimeve, por disa nga zgjerimet tuaja apo të tjera shtesa mund të mos punojnë më derisa të ketë përditësime të tyre për versionin e ri të Firefox-it.

Çinstalim

Firefox 3-in mund ta hiqni me ndihmën e Panelit të Kontrollit te Menuja Start nën Windows, duke hequr zbatimin Firefox nën OS X, ose duke hequr dosjen firefox nën Linux.

Heqja e Firefox 3 nuk do të heqë edhe faqerojtësit tuaj, historikun e shfletimeve në web, zgjerime apo shtesa të tjera. Këto të dhëna ruhen te dosja juaj e profilit, e cila ndodhe në një nga vendet vijuese, në varësi të sistemit tuaj operativ:

Windows Vista Users\<UserName>\AppData\Roaming\Mozilla\Firefox
Windows 2000, XP, Server 2003 Documents and Settings\<UserName>\Application Data\Mozilla\Firefox
Mac OS X ~/Library/Application Support/Firefox
Linux and Unix systems ~/.mozilla/firefox

Cilido version i Firefox-it që instaloni pas heqjes së Firefox 3-it do të vazhdojë të përdorë të dhënat prej kësaj dosjeje profili.

Zgjerime dhe Tema

Zgjerimet e instaluara nën Firefox 2-in mund të jenë të papërputhshme dhe/ose të lypin përditësim për të punuar me Firefox 3-in. Ju lutem raportoni çfarëdo lloj problemi te mirëmbajtësi i zgjerimit. Kur instaloni Firefox 3-in, do të çaktivizohen tërë Zgjerimet dhe Temat derisa Firefox 3-i të vendosë nëse a) janë të përputhshme me Firefox 3-in ose b) nëse ka të passhëm versione më të rij të përputhshëm.

Probleme të Njohur

Kjo listë përfshin disa prej problemeve të njohur të Firefox 3-it. Ju lutem lexoni këtu përpara se të raportoni çfarëdo të mete të re.

Tërë Sistemet
  • Nëse ka lëndë Flash në punë e sipër ndërkohë që vithiset Firefox-i, Raportuesi i Vithisjeve mund të mos aktivizohet (bug 422308)
  • Fshirja e një zëri prej anështyllës për historikun, e mandej hapja e mjetit Pastro të Dhëna Vetjake mund të shpjerë në vithisje të Firefox-it (bug 426275)
  • Mjeti IME i përdorur për futje gërmash Japoneze, Koreane, Kineze dhe Indiane mbulohet nga paneli "Shtoni Faqerojtës". Përdoruesit mund të përdorin IME-n për futje gërmash te dritarja Bibliotekë nëse përzgjidhet "Organizoni Faqerojtësit..." prej menusë së Faqerojtësve (bug 433340)
  • Disa shtesa që varen nga kod i vjetëruar mund të mos instalohen si duhet (shihni bug 406807)
  • Vetësi > Historik > Mba mend faqet e vizitura vënë në "0" nuk ka efekt (bug 366075)
  • Disa përdoruesve që kanë përshtatur panele mund t'u duhet t'i rirregullojnë nëse u mungojnë butonat Mbrapsht dhe Përpara (bug 426026)
  • Disa faqe Web (si fjala vjen mlb.com) nuk zbulojnë dot saktë në është instaluar Silverlight apo jo, dhe nuk kanë për të punuar si pritet (bug 432371). Ky problem është ndrequr me Silverlight 2.0 beta.
  • Kur shtypet një zonë e përzgjedhur te lëndë prej mesit të faqes, mund të humbë diçka (bug 433373)
  • Mbikëqyrësi DOM është hequr dhe tani e tutje mund të kihet si shtesë.
  • Është hequr asistenca për XmlHttpRequest Cross-site, derisa specifikimet për të të bëhen më të qëndrueshme dhe modeli i sigurisë të jetë përmirësuar (bug 424923)
  • Pas lënies jashtë të dialogut "Doni që Firefox-i ta mbajë mend këtë fjalëkalim", ngandonjëherë nuk është e mundur të kalohet fokusi në fusha formularësh pa ringarkuar më parë faqen (bug 433942)
  • Shtylla e re e Vendeve, dialogu Shtoni Faqerojtësa, dhe fllucka me të dhëna nga Përgjegjësi i Shkarkimeve bëhet e paqëndrueshme me Window-Eyes (bug 393398)
Microsoft Windows
  • Nuk ka shtojcë për Windows Media Player (WMP) nga ana e Windows Vista-s dhe nga disa versione të tjera të Windows-it. Për të parë lëndë të llojit Windows Media, duhet të instaloni këtë shtojcë duke ndjekur këto udhëzime. Pas instalimit mund të lypset të kontrolloni për Përditësime të Windows-it përpara se shtojca ta trajtojë lëndën si duhet.
  • Përdoruesit që kanë instalime të vjetra të Google Desktop Search-it mund të pësojnë vithisje gjatë nisjes; problemin e ndreq rinstalimi i Google Desktop Search-it (bug 401513)
Mac OS X
  • Gërmat japoneze, koreane, kineze dhe indiane nuk mund të futen (duke përdorur IME) në fusha teksti te objekte Flash (bug 357670)
  • Po qe se përdorni IPv6 prej një rrjeti vendor i cili nuk mbulon rrugëzime IPv6m kërkimet tuaja DNS mund të bëhen shumë të ngadaltë. Si zgjidhje të përkohshme, jepini network.dns.disableIPv6 vlerën true (bug 417689)
  • Zërat e menusë "Kartelë" shfaqen si joveprues pas përdorimit të mundësisë "Shtyp" prej asaj menuje - kalimi te një skedë e re e kthen gjendjen në normale (bug 425844)
  • Deri në këtë kohë, Firefox 3-i nuk përdoret dot kur profili i përdoruesit ruhet te një drejtori AFP (bug 417037)
Linux dhe Unix
  • Përdoruesat që përdorin Ubuntu 7.10 mund të kenë nevojë të përditësojnë bazat e të dhënave për dëshmitë, që të mundin të parashtrojnë raportime vithisjesh (shihni bug 407748 për udhëzime)
  • Përcaktimet për butonat e miut lidhur me Mbrapsht dhe Përpara janë ndryshuar, përdoruesve mund t'u duhet të riformësojnë miun apo pajisje të ngjashme (bug 420294)
  • Papërputhshmëria midis përudhësave NVIDIA dhe disa versione shërbyesish X bën që pamje të ripërmasuara të vizatohen pasaktësisht (bug 411831)
  • Jo të gjitha tekstet lexohen prej programit Orca për lexim drejt e nga ekrani, për shembull njoftimet për ruajtje fjalëkalimesh, të dhëna identiteti site-i, apo teksti parazgjedhje te fusha kërkimi - këto janë probleme të njohura të Orca-s (shihni Gnome bug 533109 dhe 533125)

Gjetje Difektesh

  • Zgjerime të hartuar dobët apo të papërputhshëm mund të sjellin probleme me shfletuesin tuaj, deri edhe vithisje të tij, të ngadalësojnë shfaqjen e faqes, etj. Po qe se hasni probleme të çuditshme që lidhen me pjesë të shfletuesit që nuk punojnë më, mosnisje të shfletuesit, dritare me pamje të çuditshme apo të shtrembëruar, punim të përkeqësuar, etj, mund të jeni duke vuajtur nga shqetësime Zgjerimesh ose Temash. Riniseni shfletuesin nën Mënyrën e Sigurt. Në Windows, niseni duke përdorur shkurtoren "Safe Mode" krijuar te menuja juaj Start ose duke xhiruar urdhrin firefox.exe -safe-mode nga rresht urdhrash. Në Linux, niseni me ./firefox -safe-mode dhe në Mac OS X, xhironi:

    cd /Applications/Firefox.app/Contents/MacOS/
    ./firefox-bin -safe-mode

    I nisur nën Mënyrën e Sigurt, tërë zgjerimet janë të çaktivizuara dhe në përdorim do të jetë tema parazgjedhje. Çaktivizoni Zgjerimin/Temën që shkaktoi problemin dhe mandej niseni normalisht.
  • Po qe se çinstaloni një zgjerim që është instaluar bashkë me profilin tuaj të përdoruesit, (pra një që e instaluat prej një faqeje Web), dhe mandej dëshironi ta instaloni për tërë profilet e përdoruesave duke përdorur mundësinë -install-global-extension te rresht urdhrash, duhet më parë ta rinisni shfletuesin, për të pastruar burimin e të dhënave të zgjerimeve për profil nga gjurmët e atij zgjerimi, përpara se të instaloni duke përdorur mundësinë. Po nuk e bëtë këtë, mund t'ju dalin zëra lesh e li te lista e Zgjerimeve dhe mund të mos jeni në gjendje ta instaloni zgjerimin globalisht.
  • Po qe se hasni probleme të çuditshme që lidhen me faqerojtësit, shkarkimet, vendosje dritaresh, panele, historik, apo të tjera rregullime, këshillohet krijimi i një profili të ri dhe prova për riprodhimin pas kësaj të problemit, përpara se të depozitoni një bug. Krijoni një profil të ri duke xhiruar Firefox-in me argumentin -P te rreshti i urdhërave, zgjidhni butonin "Administroni Profile" e mandej zgjidhni "Krijo Profil...". Bëni një pas një migrimin e kartelave tuaja për rregullimet (Faqerojtësa, Fjalëkalime të Rujatur, etj), duke kontrolluar secilën herë për të parë nëse riduken problemet. Po qe se ju del se problemet i shkakton një kartelë të caktuar të dhënash profili, depozitoni një bug dhe bashkangjitini kartelën në fjalë.

Pyetje të Bëra Shpesh

  1. Ku të vete po pata probleme me Firefox-in?

    Drejtohuni te faqja e Asistencës për Firefox-in, ose pyesni te grupi i lajmeve për asistencën.

  2. Do të doja të ndihmoja te projekti - çfarë mund të bëj?

    Kemi nevojë për ndihmë nga zhvilluesa dhe nga bashkësitë e provës, për sa më tepër përshtypje dhe këshilla, për ta bërë Firefox-in edhe më të mirë. Përpara se të raportoni çfarëdo të mete te Bugzilla, ju lutem lexoni këto shënime dhe udhëzimet për parashtrim bug-esh. Mund të jepni përshtypjet tuaja edhe përmes këtij formulari përshtypjesh.

  3. Ku mund të gjej zgjerime dhe tema (shtesa)?

    Zgjerime apo Tema mund të shkarkohen që prej Shtesave të Firefox-it.

  4. Kush e prodhon Firefox 3-in?

    Plot veta. Shihni Ndihmë->Rreth Mozilla Firefox-it, Kredite për një listë të disa prej personave që janë marrë me Firefox 3-in.

  5. Ku gjendet kodi burim i Firefox 3-it?

    Një paketim tarball të kodit burim të Firefox 3-it mund ta shkarkoni prej këtej. Kodi i zhvillimeve më të fundit mund të kihet përmes cvs-së. Burimi përkatës vetëm për Firefox-in gjendet te "mozilla/browser", "mozilla/toolkit", dhe "mozilla/chrome". Ju lutem ndiqni udhëzimet e montimit.

  6. Ku gjendet klienti për postën?

    Firefox 3-i punon me cilindo klient poste që e keni si parazgjedhje në sistemin tuaj. Sidoqoftë, ne rekomandojmë Mozilla Thunderbird-in, klientin tonë email të së ardhmes dhe shokun e përkryer të Firefox-it.

Montime Kontribut

Këto janë montime jozyrtare dhe mund të jenë formësuar ndryshe nga montimet zyrtare të Mozilla-s. Mundet edhe të bëhet fjalë për montime të optimizuar dhe provuar për platforma të veçanta. Te site-i FTP, mund të kërkoni nëpër montimet kontribut të tanishëm.