Shënime Versioni për Firefox 3.5

v3.5.3, qarkulloi më 09-09-2009
Shihni se ç’ka të re, probleme të njohura dhe pyetje të bëra shpesh rreth versionit më të fundit të Firefox-i. Si përherë, jeni të lutur të na tregoni se çfarë mendoni, qoftë duke përdorur këtë formular përshtypjesh, qoftë duke parashtruar një bug te Bugzilla.

Ç'ka të re te Firefox 3.5.3

Firefox 3.5.3 ndreq çështjet vijuese:

Ju lutem shihni listën e plotë të ndryshimeve në këtë version. Mund të jeni të interesuar për shënime versioni të Firefox 3.5.2 rreth një liste ndryshimesh në versionin e mëparshëm.

Sistem i Nevojshëm

Para instalimit, sigurohuni që kompjuteri juaj i plotëson kërkesat e sistemit të nevojshëm.

Shkarkim

Mozilla e ofron Firefox 3.5-n për Windows, Linux, dhe Mac OS X në një larmi gjuhësh. Versionin e fundit të Firefox 3.5-s mund ta merrni këtu. Rreth montimesh për sisteme dhe gjuhë të tjera që nuk ofrohen nga Mozilla.org, shihni ndarjen Montime Kontribut në fund të këtij dokumenti.

Instalim

Ju lutem mbani parasysh që instalimi i Firefox 3.5-s do të mbishkruajë instalimin tuaj ekzistues të Firefox-it. Nuk keni për të humbur ndonjë nga faqerojtësit tuaj apo historikun e shfletimeve, por disa nga zgjerimet tuaja apo të tjera shtesa mund të mos punojnë më, derisa të ketë përditësime të tyre. Mund të instaloni më vonë një version të mëparshëm, nëse doni të ktheheni mbrapsht.

Çinstalim

Firefox 3.5-n mund ta hiqni me ndihmën e Panelit të Kontrollit te Menuja Start nën Windows, duke hequr zbatimin Firefox nën OS X, ose duke hequr dosjen firefox nën Linux.

Heqja e Firefox 3.5-s nuk do të heqë edhe faqerojtësit tuaj, historikun e shfletimeve në web, zgjerime apo shtesa të tjera. Këto të dhëna ruhen te dosja juaj e profilit, e cila ndodhe në një nga vendet vijuese, në varësi të sistemit tuaj operativ:

Windows Vista Users\<UserName>\AppData\Roaming\Mozilla\Firefox
Windows 2000, XP, Server 2003 Documents and Settings\<UserName>\Application Data\Mozilla\Firefox
Mac OS X ~/Library/Application Support/Firefox
sisteme Linux dhe Unix ~/.mozilla/firefox

Cilido version i Firefox-it që instaloni pas heqjes së Firefox 3.5-s do të vazhdojë të përdorë të dhënat prej kësaj dosjeje profili.

Zgjerime dhe Tema

Zgjerimet e instaluara nën Firefox 3-in mund të jenë të papërputhshme dhe/ose të lypin përditësim për të punuar me Firefox 3.5-n. Ju lutem raportoni çfarëdo lloj problemi te mirëmbajtësi i zgjerimit. Kur instaloni Firefox 3.5-n, do të çaktivizohen tërë Zgjerimet dhe Temat, derisa Firefox 3.5 të vendosë nëse: a) janë të përputhshme me Firefox 3-in ose, b) nëse ka të passhëm versione më të rinj të përputhshëm.

Probleme të Njohur

Kjo listë përfshin disa prej problemeve të njohur të Firefox 3.5-s që do të ndreqen me përditësime ose versione të ardhshme:

Tërë Sistemet
  • Pas instalimit të këtij versioni, përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të kthehen te një version i mëparshëm beta i Firefox 3.5-s pa krijuar një profil të ri (shihni bug 488966)
  • Rikthimi i faqerojtësve tuaj prej një kopjeruajtjeje mund të zgjasë ca, kohë gjatë së cilës shfletuesi mund t'ju duket si i bllokuar (shihni bug 493731)
  • Pas përdorimit të Pastro Historikun Së Fundmi, disa site-e SSL nuk kanë për të ngarkuar tërë pamjet dhe stilet, po qe se nuk bëhet ringarkim (shihni bug 480619)
  • Firefox 3.5-s do të mbulojë vetëm profile ngjyrash të përcaktuar sipas ICC v2, versione të mëvonshëm do të shtojnë mbulim për ICC v4 (shihni bug 463221)
  • Site-et Web që përdorin mbulimin e ri për germa të shkarkueshme dhe që duan të ndryshojnë ngjyrën përmes :hover do të kenë nevojë të shtojnë text-rendering : optimizeLegibility për madhësi germash më të vogla se 20 piksela (shihni bug 495455)
  • Disa site-e me Flash mund të shkaktojnë probleme me dialogun mbi Cookie-t (shihni bug 495035)
  • Faqet Web nuk munden më të instalojnë vetvetiu tokens kriptografikë PKCS11. Përdoruesve tani u duhet ta bëjnë këtë dorazi ose të instalojnë një Shtesë që i instalon ata (shihni udhëzime dhe dokumentim)
Microsoft Windows
  • Nëse përzgjidhni "Fax" prej "Print Dialog", dialogu Windows Fax do të shfaqet e mandej do të zhduket. Dërgimi i fakseve prej zbatimesh të tjera punon prapëseprapë (shihni bug 440486)
Mac OS X
  • Po qe se përdoruesi ndryshon në mënyrë të përsëritur madhësinë e letrës dhe kërkon Paraparje Shtypjeje, Firefox-i mund të vithiset (shihni bug 495567)
Linux dhe Unix
  • Zvogëlimi i përmbajtjes në disa site-e mund të sjellë shfaqje vijash gri ose të zeza (shihni bug 477552)

Gjetje Difektesh

  • Zgjerime të hartuar dobët apo të papërputhshëm mund të sjellin probleme me shfletuesin tuaj, deri edhe vithisje të tij, të ngadalësojnë shfaqjen e faqes, etj. Po qe se hasni probleme të çuditshme që lidhen me pjesë të shfletuesit që nuk punojnë më, mosnisje të shfletuesit, dritare me pamje të çuditshme apo të shtrembëruar, punim të përkeqësuar, etj, mund të jeni duke vuajtur nga shqetësime Zgjerimesh ose Temash. Riniseni shfletuesin nën Mënyrën e Sigurt. Në Windows, niseni duke përdorur shkurtoren "Safe Mode" krijuar te menuja juaj Start, ose duke xhiruar urdhrin firefox.exe -safe-mode nga rresht urdhrash. Në Linux, niseni me ./firefox -safe-mode dhe në Mac OS X, xhironi:

    cd /Applications/Firefox.app/Contents/MacOS/
    ./firefox-bin -safe-mode

    I nisur nën Mënyrën e Sigurt, tërë zgjerimet çaktivizohen dhe në përdorim do të jetë tema Parazgjedhje. Çaktivizoni Zgjerimin/Temën që shkaktoi problemin dhe mandej niseni normalisht.
  • Po qe se çinstaloni një zgjerim që është instaluar bashkë me profilin tuaj të përdoruesit, (pra një që e instaluat prej një faqeje Web), dhe mandej dëshironi ta instaloni për tërë profilet e përdoruesave duke përdorur mundësinë -install-global-extension te rresht urdhrash, duhet më parë ta rinisni shfletuesin, për të pastruar burimin e të dhënave të zgjerimeve për profil nga gjurmët e atij zgjerimi, përpara se ta instaloni duke përdorur mundësinë. Po nuk e bëtë këtë, mund t'ju dalin zëra lesh e li te lista e Zgjerimeve dhe mund të mos jeni në gjendje ta instaloni zgjerimin globalisht.
  • Po qe se hasni probleme të çuditshme që lidhen me faqerojtësit, shkarkimet, vendosje dritaresh, panele, historik, apo të tjera rregullime, këshillohet krijimi i një profili të ri dhe pas kësaj të provoni riprodhimin e problemit, përpara se të depozitoni një bug. Krijoni një profil të ri duke xhiruar Firefox-in me argumentin -P te rreshti i urdhërave, zgjidhni butonin "Administroni Profile" e mandej zgjidhni "Krijo Profil...". Bëni migrimin e kartelave tuaja një pas njëra pas tjetrës (Faqerojtësa, Fjalëkalime të Rujatur, etj), duke kontrolluar çdo herë a riduken problemet. Po qe se ju del se problemet i shkakton një kartelë të caktuar të dhënash profili, depozitoni një bug dhe bashkangjitini kartelën në fjalë.

Pyetje të Bëra Shpesh

  1. Ç'mund të bëj për të ndihmuar?

    Kemi nevojë për ndihmë nga zhvilluesa dhe nga bashkësi provash, për të na dhënë sa më tepër përshtypje dhe këshilla, për ta bërë Firefox-in edhe më të mirë. Përpara se të raportoni çfarëdo të mete te Bugzilla, ju lutem lexoni këto shënime dhe udhëzimet për parashtrim bug-esh. Mund të jepni përshtypjet tuaja edhe përmes këtij formulari përshtypjesh.

  2. Pse nuk i jeni përgjigur postës që ju dërgova?

    Përdorni grupin e lajmeve. Ekipi i Firefox-it e lexon rregullisht atë, ndërsa email-i juaj mund të ketë humbur rrugës.

  3. Ku mund të gjej zgjerime dhe tema (shtesa)?

    Zgjerime apo Tema mund të shkarkohen prej Shtesave të Firefox-it.

  4. Kush e prodhon Firefox 3.5-n?

    Plot vetë. Për një listë të disa prej personave që janë marrë me Firefox 3.5-n, shihni Ndihmë->Rreth Mozilla Firefox-it, Falënderime.

  5. Ku gjendet kodi burim i Firefox 3.5-s?

    Një paketim tarball të kodit burim të Firefox 3.5-s mund ta shkarkoni prej këtej. Kodi i zhvillimeve më të fundit mund të kihet përmes Mercurial-it. Burimi përkatës vetëm për Firefox-in gjendet te drejtoritë "browser", "toolkit", dhe "chrome" të mozilla-central-it. Ju lutem ndiqni udhëzimet e montimit.

  6. Ku gjendet klienti për postën?

    Firefox 3.5-a punon me cilindo klient poste që e keni si parazgjedhje në sistemin tuaj. Sidoqoftë, ne rekomandojmë Mozilla Thunderbird-in, klientin tonë email të së ardhmes dhe shokun e përkryer të Firefox-it.

Montime Kontribut

Këto janë montime jozyrtare dhe mund të jenë formësuar ndryshe nga montimet zyrtare të Mozilla-s. Mundet edhe të bëhet fjalë për montime të optimizuar dhe provuar për platforma të veçanta. Te site-i FTP, mund të kërkoni nëpër montimet kontribut të tanishme.