Shënime Versioni për Firefox  3.6

v3.6, qarkulloi më 21-01-2010
Shihni se ç’ka të re, probleme të njohura dhe pyetje të bëra shpesh rreth versionit më të fundit të Firefox-i. Si përherë, jeni të lutur të na tregoni se çfarë mendoni, qoftë duke përdorur këtë formular përshtypjesh, qoftë duke parashtruar një bug te Bugzilla.

Ç'ka të re te Firefox 3.6

Firefox 3.6  ngrihet mbi platformën e Mozilla-s për rikrijim lënde web në ekran, Gecko 1.9.2, e cila ka qenë në zhvillim e sipër që në fillimet e 2009-s dhe përmban mjaft përmirësime për programuesit web, hartuesit e shtesave, dhe përdoruesit. Ky version është gjithashtu më i shpejtë dhe më i ndjeshëm se versionet e mëparshëm dhe është përsosur që të xhirojë edhe në sisteme operativë për pajisje të vogla, fjala vjen Maemo.

Te karakteristikat me peshë të Firefox 3.6-s përfshihen:

Zhvilluesit mund të gjejnë më tepër të dhëna rreth krejt ndryshimeve dhe veçorive të reja te Mozilla Developer Center.

Shkarkim

Mozilla e ofron Firefox 3.6-n për Windows, Linux, dhe Mac OS X në një larmi gjuhësh. Versionin e fundit të Firefox 3.5-s mund ta merrni title="Kjo lidhje shpie te një site web Mozilla në Anglisht"këtu. Rreth montimesh për sisteme dhe gjuhë të tjera që nuk ofrohen nga Mozilla.org, shihni ndarjen Montime Kontribut në fund të këtij dokumenti.

Instalim

Ju lutem mbani parasysh që instalimi i Firefox 3.6-s do të mbishkruajë instalimin tuaj ekzistues të Firefox-it. Nuk keni për të humbur ndonjë nga faqerojtësit tuaj apo historikun e shfletimeve, por disa nga zgjerimet tuaja apo të tjera shtesa mund të mos punojnë më, derisa të ketë përditësime të tyre. Mund të instaloni më vonë një version të mëparshëm, nëse doni të ktheheni mbrapsht.

Çinstalim

Firefox 3.6-n mund ta hiqni me ndihmën e Panelit të Kontrollit te Menuja Start nën Windows, duke hequr zbatimin Firefox nën OS X, ose duke hequr dosjen firefox nën Linux.

Si parazgjedhje, heqja e Firefox 3.6-s nuk do të heqë faqerojtësit tuaj, historikun e shfletimeve web, zgjerimet dhe shtesa të tjera. Këto të dhëna ruhen te dosja e juaj e profilit, të cilën mund ta gjeni duke shkuar te menuaj e Ndihmës dhe duke përzgjedhur Të dhëna Diagnostikimi.... Butoni ngjitur me rreshtin Drejtori Profili te Baza Zbatimesh do të hapë drejtorinë e profilit tuaj përmes përgjegjësit të kartelave që përmban sistemi juaj.

Ju lutem, mbani parasysh, që nëse mbani atë profil që kishit, cilido version i Firefox-it që instaloni më vonë pas heqjes së Firefox 3.6-s do të vazhdojë të përdorë faqerojtësit, historikun e shfletimeve web, shtesat, dhe të tjera të dhëna nga kjo dosje profili.

Zgjerime dhe Tema

Zgjerimet e instaluara nën Firefox 3.5-ën mund të jenë të papërputhshme dhe/ose të lypin përditësim për të punuar me Firefox 3.6-n. Ju lutem raportoni çfarëdo lloj problemi te mirëmbajtësi i zgjerimit. Kur instaloni Firefox 3.6-n, do të çaktivizohen tërë Zgjerimet dhe Temat, derisa Firefox 3.6 të vendosë nëse: a) janë të përputhshme me Firefox 3.6-in ose, b) nëse ka të passhëm versione më të rinj të përputhshëm.

Probleme të Njohur

Kjo listë përfshin disa prej problemeve të njohur të Firefox 3.6-s që do të ndreqen në versionet e ardhshme:

Tërë Sistemet
  • Gjurmimi JavaScript nuk është i aktivizuar për Web Workers, duke u përkthyer në kohë ekzekutimi JavaScript më të ngadalta se zakonisht (shihni bug 538440)
  • Kur mbyllet shfletuesi, nëse i lejoni një faqeje web të anulojë veprimin e daljes, disa anë të shfletuesit mund të mos funksionojnë më si duhet. Funksionimi normal do të rikthehet pasi të riniset shfletuesi (shihni bug 537449)
  • Disa kartela GIF mund të mos vizatohen si duhet, duke lënë thërrime prapa (shihni bug 538752)
  • Po se se e keni aktive mundësinë "reading pane" te Hotmail, shigjetat për rrëshqitje lart e poshtë nuk do të punojnë si duhet (shihni bug 511075)
  • Nëse mënyra FIPS është e aktivizuar dhe prej sistemit janë hequr disa kartela, shfletuesi mund të vithise gjatë nisjes (shihni bug 522041)
Microsoft Windows
Mac OS X
  • Në disa versione të OS X, Firefox-i nuk do të jetë në gjendje të hapë kartela vendore prej Finder-it, po qe se ka hapësira te emri i kartelës (shihni bug 530064)
  • Po qe se përdoruesi ndryshon në mënyrë të përsëritur madhësinë e letrës dhe kërkon Paraparje Shtypjeje, Firefox-i mund të vithiset (shihni bug 495567)
Linux dhe Unix
  • Firefox-i mund të ketë vështirësi me luajtjen e tingujve të sistemit në disa shpërndarje të Linux-it (shihni bug 536996)
  • Zvogëlimi i përmbajtjes në disa site-e mund të sjellë shfaqje vijash gri ose të zeza (shihni bug 468496)

Gjetje Difektesh

  • Zgjerime të hartuar dobët apo të papërputhshëm mund të sjellin probleme me shfletuesin tuaj, deri edhe vithisje të tij, të ngadalësojnë shfaqjen e faqes, etj. Po qe se hasni probleme të çuditshme që lidhen me pjesë të shfletuesit që nuk punojnë më, mosnisje të shfletuesit, dritare me pamje të çuditshme apo të shtrembëruar, punim të përkeqësuar, etj, mund të jeni duke vuajtur nga shqetësime Zgjerimesh ose Temash. Riniseni shfletuesin nën Mënyrën e Sigurt. Në Windows, niseni duke përdorur shkurtoren "Safe Mode" krijuar te menuja juaj Start, ose duke xhiruar urdhrin firefox.exe -safe-mode nga rresht urdhrash. Në Linux, niseni me ./firefox -safe-mode dhe në Mac OS X, xhironi:

    cd /Applications/Firefox.app/Contents/MacOS/
    ./firefox-bin -safe-mode

    I nisur nën Mënyrën e Sigurt, tërë zgjerimet çaktivizohen dhe në përdorim do të jetë tema Parazgjedhje. Çaktivizoni Zgjerimin/Temën që shkaktoi problemin dhe mandej niseni normalisht.
  • Po qe se çinstaloni një zgjerim që është instaluar bashkë me profilin tuaj të përdoruesit, (pra një që e instaluat prej një faqeje Web), dhe mandej dëshironi ta instaloni për tërë profilet e përdoruesave duke përdorur mundësinë -install-global-extension te rresht urdhrash, duhet më parë ta rinisni shfletuesin, për të pastruar burimin e të dhënave të zgjerimeve për profil nga gjurmët e atij zgjerimi, përpara se ta instaloni duke përdorur mundësinë. Po nuk e bëtë këtë, mund t'ju dalin zëra lesh e li te lista e Zgjerimeve dhe mund të mos jeni në gjendje ta instaloni zgjerimin globalisht.
  • Po qe se hasni probleme të çuditshme që lidhen me faqerojtësit, shkarkimet, vendosje dritaresh, panele, historik, apo të tjera rregullime, këshillohet krijimi i një profili të ri dhe pas kësaj të provoni riprodhimin e problemit, përpara se të depozitoni një bug. Krijoni një profil të ri duke xhiruar Firefox-in me argumentin -P te rreshti i urdhërave, zgjidhni butonin "Administroni Profile" e mandej zgjidhni "Krijo Profil...". Bëni migrimin e kartelave tuaja një pas njëra pas tjetrës (Faqerojtësa, Fjalëkalime të Rujatur, etj), duke kontrolluar çdo herë a riduken problemet. Po qe se ju del se problemet i shkakton një kartelë të caktuar të dhënash profili, depozitoni një bug dhe bashkangjitini kartelën në fjalë.

Pyetje të Bëra Shpesh

  1. Ç'mund të bëj për të ndihmuar?

    Kemi nevojë për ndihmë nga zhvilluesa dhe nga bashkësi provash, për të na dhënë sa më tepër përshtypje dhe këshilla, për ta bërë Firefox-in edhe më të mirë. Përpara se të raportoni çfarëdo të mete te Bugzilla, ju lutem lexoni këto shënime dhe udhëzimet për parashtrim bug-esh. Mund të jepni përshtypjet tuaja edhe përmes këtij formulari përshtypjesh.

  2. Pse nuk i jeni përgjigur postës që ju dërgova?

    Përdorni grupin e lajmeve. Ekipi i Firefox-it e lexon rregullisht atë, ndërsa email-i juaj mund të ketë humbur rrugës.

  3. Ku mund të gjej zgjerime dhe tema (shtesa)?

    Zgjerime apo Tema mund të shkarkohen prej Shtesave të Firefox-it.

  4. Kush e prodhon Firefox 3.6-n?

    Plot vetë. Për një listë të disa prej personave që janë marrë me Firefox 3.6-n, shihni Ndihmë->Rreth Mozilla Firefox-it, Falënderime.

  5. Ku gjendet kodi burim i Firefox 3.6-s?

    Një paketim tarball të kodit burim të Firefox 3.6-s mund ta shkarkoni prej këtej. Kodi i zhvillimeve më të fundit mund të kihet përmes Mercurial-it. Burimi përkatës vetëm për Firefox-in gjendet te drejtoritë "browser", "toolkit", dhe "chrome" të mozilla-central-it. Ju lutem ndiqni udhëzimet e montimit.

  6. Ku gjendet klienti për postën?

    Firefox 3.6-a punon me cilindo klient poste që e keni si parazgjedhje në sistemin tuaj. Sidoqoftë, ne rekomandojmë Mozilla Thunderbird-in, klientin tonë email të së ardhmes dhe shokun e përkryer të Firefox-it.

Montime Kontribut

Këto janë montime jozyrtare dhe mund të jenë formësuar ndryshe nga montimet zyrtare të Mozilla-s. Mundet edhe të bëhet fjalë për montime të optimizuar dhe provuar për platforma të veçanta. Te site-i FTP, mund të kërkoni nëpër montimet kontribut të tanishme.