Një Shtesë për Secilin
Firefox-i ka më shumë mënyra përshtatje të punimit tuaj online se cilido shfletues tjetër, veçanërisht lidhur me rrugët se si e përdorni web-in. Ka më shumë se 6,000 Shtesa (ekstra të vockla që e bëjnë Firefox-in t'i përputhet nevojave tuaja unike) në pritje për t'ju ardhur në ndihmë që të bëni më tepër gjëra, për më tepër zbavitje dhe për t'ju bërë më tepër krijues në web.
Doni diçka më konkrete? Hidhuni një sy shembujve më poshtë, mandej vizitoni site-in tonë të Shtesave për të parë tërë gamën e mundësive.
Sinjalizime & Përditësime
Me Shtesa nga kjo kategori, mund të keni të dhënat më të freskëta për motin, sportet apo madje edhe ankandet eBay. Të dhënat shfaqen në kohë reale drejt e te shfletuesi juaj, nuk ka rëndësi se në cilin site gjendeni në atë çast.
Për shembull:
Kini mendjen te pazaret tuaja në eBay, kudoqofshi në Web.
Provoni Shokun eBay të Firefox-it nga eBay Corporation
Foto, Musikë & Video
Shndërrojeni Firefox-in tuaj në ngarkues fotosh, lojtës muzike dhe turbinë të gjithanshme multimedia. Njësoj si të kishit një panel kontrolli mediash në majë të gishtave, ndërkohë që shfletoni, punoni, merreni me email-in apo bëni kërkime në web.
Për shembull:
Kontrolloni thuajse cilindo lojtës mediash drejt e nga shfletuesi juaj.
Provoni FoxyTunes nga Alex Sirota
Për shembull:
Zbuloni site-e të rinj, mandej lidhuni me miqtë dhe tregojuni për zbulimet tuaja.
Provoni StumbleUpon nga StumbleUpon
Tema & Dukje
Mos e kufizoni shijen që keni prej shfletuesit tuaj vetëm te hartimi grafik standard. Zgjidhni ngjyra të tjera, bëjeni shfletuesin të kollajtë për përdorim (me butona më të mëdhenj, fjala vjen) apo thjesht zgjidhni një paraqitje që i përshtatet trilleve tuaja.
Për shembull:
Temë për persona që u pëlqen e errëta.
Provoni NASA Night Launch nga mcdavis941