Veçori të Firefox-it

Shihni se ç’ka të re, çfarë është përmirësuar dhe çfarë është e shkëlqyer si përherë.

Veçoritë Kryesore

Shfletim Vetjak

new Lundroni në Web pa lënë as edhe një gjurmë të vetme.

Përgjegjës Fjalëkalimesh

Mbani mend fjalëkalime site-esh pa parë ndonjëherë dritare flluskë.

Shtyllë e Mençur Vendesh

e përmirësuar Gjejini site-et e dashur në pak sekonda (dhe pa u dashur të mbani mend URL-ra kaba).

Shpejtësi Sipërore

e re Shihni faqet Web shumë më shpejt, duke përdorur më pak kujtesë të kompjuterit tuaj.

Anti-Phishing & Anti-Malware

e përmirësuar Shijoni mbrojtjen më të përparuar kundër keqbërësve online.

Rikthim Sesionesh

e përmirësuar Mbyllje e papritur? Rikthehuni saktësisht atje ku ishit.

Faqeruajtje Me Një Klikim

Faqeruajini, organizojini dhe kërkoni nëpër site-e Web shpejt e lehtë.

Përshtatje e Lehtë

e përmirësuar Mijëra shtesa ju japin liri të plotë ta bëni shfletuesin tuaj si e doni.

Skeda

e përmirësuar Bëni më tepër gjëra njëherësh me skeda që mund t'i organizoni me një tërheqje të miut.

ID-i Site-i Web i Atypëratyshëm

Shmangni, përmes mekanizmit të thjeshtë për identitet site-esh, sajesa, ndërshkëmbime të pasigurta dhe rrengje të tjera online.

Kthehu në krye

Siguri & Vetësi

ID e Atypëratyshme Site-i Web

Doni të jeni ekstra i sigurt rreth faktit se sa i ligjshmën është një site përpara se të bëni një blerje në të? Për një përmbledhje të atypëratyshme rreth identitetit, klikoni te favikona e një site-i. Me një tjetër klikim rrëmoni më thellë: sa herë e keni vizituar? A i keni ruajtur fjalëkalimet për të? Zhbironi site-et e dyshimtë, shmangni sajesa Web dhe sigurohuni që një site është ai që pretendon të jetë.

Shfletim Vetjak

e re Ngandonjëherë ia vlen të mos dukesh. Kur kjo veçori është e aktivizuar, nuk do të lini prapa asnjë gjurmë shfletimi që ta zbulojnë të tjerët. Mund të hyni e dilni shpejt në mënyrën shfletim vetjak, kështu që është e lehtë të ktheheni te ç'po bënit më parë sikur të mos kish ndodhur gjë (mundeni edhe të shfletoni në mënyrë vetjake tërë kohën).

Harroje Këtë Site

e re Ju ngelet mendja te një site Web që e keni vizituar? Me këtë veçori, mund të hiqni prej shfletuesit tuaj tërë gjurmët e këtij site—mbaroi!


Anti-Malware

e përmirësuar Firefox-i ju mbron nga viruset, krimbat, kuajt e Trojës dhe spyware-et. Nëse hyni aksidentalisht në një site sulmesh, do t'ju këshillojë të largoheni prej site-it dhe do t;ju tregojë përse përdorimi i tij nuk është i sigurt. Firefox-i i kontrollon të gjitha pjesët e një faqeje Web përpara se ta ngarkojë, për t'u siguruar që nuk po hyn asgjë e dëmshme nga porta e pasme.

Anti-Phishing

Blini, shisni e bëni biznes në Internet pa rrezik. Firefox-i merr një përditësim të freskët të site-eve web sajesë 48 herë në ditë, ndaj nëse provoni të vizitoni një site mashtrues që pretendon të jetë një site të cilit ju i zini besë, (fjala vjen, atë të bankës suaj), ka për t'ju ndalur një mesazh shfletuesi i madh sa ekrani.

Kontrolle Prindërore

Bëjini të detyrueshme rregullimet për kotrolle prindërore që keni dhënë te Windows Vista - ndaloni shkarkime të padëshiruara dhe gjëra të tjera.

Pastrim Historiku Së Fundmi

e përmirësuar Me pak klikime të shpejtë, pastroni tërë të dhënat tuaja vetjake ose thjesht veprimtarinë tuaj gjatë orëve të fundit. Keni kontroll të plotë mbi çfarë të fshihet, e mandej të dhënat zhduken përgjithmonë—nga kompjuteri apo nga libraria juaj vendore. Kaq e thjeshtë.

Rregullime Sigurie që Mund të Përshtaten

Kontrolloni deri në ç'shkallë dëshironi që Firefox-i të shqyrtojë nga afër një siten dhe jepni edhe site-e përjashtime për të cilët nuk ka nevojë për shkallë të tretë. Përshtasni rregullimet për fjalëkalime, cookies, ngarkim pamjesh dhe instalim shtesash për punim tërësisht të fuqishëm në Web.

Shtesa

Përpara se të instalojë apo përditësojë shtesa, software palësh të treta dhe Persona, Firefox-i kontrollon për të pasur lidhje të sigurt.

Përgjegjës Fjalëkalimesh

E kemi integruar padukshëm këtë veçori në shfletimin tuaj. Zgjidhni të “mbajë mend” fjalëkalime siteesh pa flluska të bezdisshme. Tash e tutje, te kryet e faqes së site-it, do të shihni njoftimin “mba mend fjalëkalimet” të integruar me parjen tuaj.

Software Anti-Virus

Firefox-i integrohet zhdërvjellët me software-in tuaj antivirus. Kur shkarkoni një kartelë, programi antivirus në kompjuterin tuaj e kontrollon atë vetvetiu, që t'ju mbrojë nga viruset apo tjetër malware, të cilët përndryshe mund të sulmonin kompjuterin tuaj.

Përditësim i Vetvetishëm

Strategjia jonë burimhapur për sigurinë na lejon të gjejmë — dhe ndreqim — çështje sigurie në kohë rekord, duke e bërë Firefox-in rrugën më të sigurt për lundrim në Web. Instalojini përditësimet kur merrni njoftime të vetvetishme ose prisni derisa të jeni gati.

Kthehu në krye

Punimi

Harxhim Më i Pakët Kujtese

I vogël dhe i dashur, Firefox-i përdor më pak kujtesë të kompjuterit tuaj gjatë kohës që xhiron.

Administrim Kujtese

Me një funksion të ri administrimi, Firefox e mban nën kontroll përdorimin e kujtesës. Mbledhësi XPCOM i cikleve pastron vazhdimisht kujtesë të papërdorur. Plus, qindra rrjedhje kujtese tashmë janë kuruar.

Ngarkim Faqesh Më i Shpejtë

Një mekanizëm i rikonceptuar për skicim dhe vizatim faqesh do të thotë që të shihni faqet Web më shpejt—dhe në atë mënyrë që janë konceptuar për t'u parë.

Mbulim Profili Ngjyrash

e përmirësuar Ngjyrat në albumet tuaja fotografikë online do të jenë më të qarta dhe më të ndritshme se kurrë, falë përmirësimeve te mekanizmit tonë për grafikën.


Shpejtësi Sipërore

e re Shtrëngoni rripin e sigurimit: Firefox 3.5 përfshin mekanizmin TraceMonkey JavaScript, i cili jep shfletuesit punim më të mirë se kurrë më parë. Firefox-i gjithnjë ka qenë i shpejtë, po ky është Firefox-i më i shpejtë se kurrë (më tepër se dy herë më i shpejtë se Firefox 3, dhe dhjetë herë më i shpejtë se Firefox 2), që do të thotë se zbatimet Web si email-i, site-et e fotove, fjalëpërpunuesat online dhe të tjera do t'i ndjeni më të gjallë.

Punimi i Firefox-it: I shpejtë — Më i shpejtë — Më i Shpejti

Përfundimet e një prove SunSpider në një makinë Windows XP

Grafik i punimit të Firefox 2, Firefox 3, Firefox 3.5
  • 18,148 ms
  • 3,669 ms
  • 1,524 ms!
Kthehu në krye

Përshtatje

Mbi 6000 rrugë për përshtatje

e përmirësuar Për arkivën gjithnjë në rritje të mbi 6000 Shtesave Firefox-i, ekstra të vockla që i zgjidhni për shkarkim dhe instalim në një shfletues që të punojë sipas mënyrës suaj, kufiri është qielli. Merrni pjesë në ankande online, ngarkoni foto numerike, shihni parashikimin e motit pa humbur një sekondë dhe dëgjoni muzikë, e gjitha kjo me lehtësinë e shfletuesit tuaj. Nuk ka nevojë të hapni një dritare apo një skedë të re për çdo punë. Po qe se nuk jeni i sigurt nga t'ia filloni, provoni Fashion Your Firefox—një zbatim i dobishëm Web që këshillon shtesa mbi bazën e interesave tuaja.


Përgjegjës Shtesash

Gjeni dhe instaloni shtesa drejt e te shfletuesi juaj. Nuk ka më nevojë të vizitoni site-in Web të shtesave—thjesht shkrepni Përgjegjësin e Shtesave. Nuk jeni i sigurt se cila shtesa bën për ju? Vlerësimet, këshillimet, përshkrimet dhe pamjet e shtesave në punë e sipër ju ndihmojnë të bëni përzgjedhjen tuaj. Madje Përgjegjësi i integruar i Shtesave ju lejon parjen, administrimin dhe çaktivizimin e shtesave prej palësh të treta me pak klikime të kollajshme.

Pamja & Ndjesitë nga Shfletuesi

Visheni shfletuesin tuaj si keni qejf. Me temat, mund të zgjidhni një panel kontrolli të errët që duket si anije kozmike, një tjetër si të veshur me dru të rrallë, apo qindra pamje unike si dekor për lundrimin tuaj. Me Personas, shtojini në çast shfletuesit tuaja një “lëkurçe” të lehtë. (Personas është një projekt i Mozilla Labs.)

Përtej Shtesave

Shtesat janë pika kyçe e përshtatjes, por bërja e Firefox-it që t'i përshtatet stilit tuaj nuk përfundon me to. Mund të shtoni motorë të rinj kërkimesh, të ndryshoni parapëlqimet për panele, të shfaqni butonat e shfletuesit tuaj në madhësi, forma dhe stile të ndryshëm e plot të tjera. Me parapëlqime të tjera, mund të bëni që një klient poste Web, si Gmail-i fjala vjen, të hapet kur klikoni mbi një vendndodhje e-mail te një faqe Web apo të rregulloni një lexues lajmesh për përdorim me blogjet që hasni.

Kthehu në krye

Personale

Shtyllë e Mençur Vendesh

e përmirësuar Një rrugë e shpejtë për të hapur site-et e dashur—madje edhe ata me vendndodhje që zor se ju kujtohet. Shtypni fjalën te shtylla e vendeve (e njohur ndryshe Shtylla e Papërmbajtshme) dhe funksioni i vetëplotësimit shfaq në trajtë liste hapmbyll site-e të mundshëm përputhjesh prej historikut tuaj të shfletimeve, si edhe nga site-e që i keni faqeruajtur apo etiketuar dikur.

Për shembull, mund të jepnit etiketën: “investime”, që t'ju dalë në vijim “www.fool.com”. Shtylla e Papërmbajtshme vë mend ndërkohë që e përdorni—me kalimin e kohës, i përshtatet parapëlqimeve tuaja dhe përgjigjet me përputhje më të sakta. Thellime të mëtejshme për Firefox 3.5-n ju japin kontroll më të madh mbi Shtyllën e Papërmbajtshme, dhe përfshin edhe rregullime vetësie.


Etiketa

e përmirësuar Etiketoni një site me emra ose kategori që kanë kuptim për ju. Për shembull, mund të etiketonit site-in www.bbc.co.uk me etiketën “lajme” apo edhe me etiketën “në gjuhë të huaj”, ndërkohë që etiketën “lajme” ia jepni edhe www.nytimes.com. Kur jepni “lajme” te shtylla e vendeve, te përfundimet do të duken që të dy site-et. Një site mund të ketë shumë etiketa, dhe as ka kufi për numrin e etiketave që mund të krijoni. Mund të mos e mbani mend emrin e saktë të një site, por me një etiketë, do të jeni në gjendje ta gjeni sipas mënyrës që ka kuptim për ju.

Bibliotekë

Bëjeni shfletuesin tuaj aq të efektshëm sa e përfytyroni. Historiku juaj i shfletimeve (tërë site-et web që keni parë) dhe faqerojtësit tuaj (tërë site-et web që keni ruajtur) arkivohen te Biblioteka, prej nga mund të kërkohen dhe organizohen lehtë. Po ashtu, mundeni të ruani kërkime që i bëni shpesh në dosje të mençura dinamike, të cilat përditësohen vetvetiu, sa herë që lista juaj e faqerojtësve dhe historiku rriten.


Faqerojtje Njëklikimshe

Administrojini faqerojtësit tuaj, shumë ose paksa. Një klik mbi ikonën yll në fund të shtyllës së vendeve e faqeruan site-in. Dy klikime dhe mund të zgjidhni ku të ruhet dhe të etiketohet apo jo. Skedojini site-et e faqeruajtur në dosje ku hyhet lehtë dhe organizojini sipas temave, (fjala vjen “kërkim vendi pune” apo “pazaret e parapëlqyera”). Gjejini në çast site-et e faqeruajtur përmes dhënies së emrit të etiketës, faqes ose faqerojtësit te shtylla e vendeve. Sa më tepër të përdorni etiketat dhe faqerojtësit tuaj te shtylla e vendeve, aq më tepër sistemi do t'u parapëlqimeve tuaja.

Faqerojtës të Mençur

Gjejini gjërat shpejt me Faqerojtës të Mençur. Klikoni te menuja Faqerojtës për hyrje të shpejtë në site-et e organizuar sipas më të vizituarve, të faqeruajturve së fundmi dhe të etiketuarve së fundmi.

Kthehu në krye

Prodhimshmëri

Pamje & Ndjesi si të Platformës Origjinale

e përmirësuar Platforma e Firefox-it ju duket dhe e ndjeni si shtëpinë tuaj. Shiheni si një Firefox që është goxha i zoti të zërë shokë të rinj. Si në përdorshi Windows Vista, Windows XP, Mac apo Linux, shfletuesi ndërthuret puthitur me mjedisin e e kompjuterit tuaj. Pamja si e mjedisit origjinal sjell një ndërfaqe pa të meta, ku nuk ju ngec syri gjëkundi.

Lexues Prurjesh RSS

Prurjet mund t'i lexoni duke përdorur ndonjë shërbim Web online, ndonjë klient leximi prurjesh ose duke krijuar një Faqerojtës të Gjallë Firefox-i. Kështu që nuk ka nevojë të prashitet Web-i për lajmet dhe përditësimet më të fundit. Shihni titujt e fundit të lajmeve te paneli ose menuja dhe shkoni drejt e te artikujt që ju bien në sy.


Përgjegjës Shkarkimesh

Shkarkoni kartela si në vaj dhe në mënyrë të sigurt! Funksionet e pushimit dhe rimarrjes bëjnë që të mos kihet më nevojë të pritet përfundimi i një shkarkimi përpara se të shkëputeni. Kështu, nëse jeni në gjysmë të albumit më të fundit të Agim Krajkës dhe erdhi ora të kapni autobuzin, thjesht pushojeni dhe riniseni shkarkimin kur të ktheheni në shtëpi. Funksioni i rimarrjes punon edhe kur sistemi juaj vithiset, ose u detyrua të riniset. Përgjegjësi shfaq ecurinë e shkarkimit dhe ju lejon të kërkoni për kartela sipas emrash ose vendndodhjesh Web prej nga erdhën shkarkimet.


Kontroll Drejtshkrimi

Një kontrollor i brendshëm drejtshkrimi ju lejon të fusni tekst drejt e në faqe Web—të tilla si postime në blogje apo e-mail me bazë Web - pa u shqetësuar për gabime shkrimi apo keqshqiptime. Punoni drejt e në Web dhe kursejini vetes një hap.

Pamje nga Kontroll Drejtshkrimi

Rikthim Sesioni

e përmirësuar Riniseni shfletuesin, pas instalimit të një shtese apo përditësimit të programit, pa humbur vendin ku qetë. Dhe, Po qe se Firefox-i ose kompjuteri juaj mbyllet papritmas, nuk keni nevojë të shpenzoni kohë për rimarrje të dhënash apo rigjetjen e hapave tuaj në Web. Po qe se qetë në shkrim e sipër të një email-i, do të riktheheni atje ku e latë, madje deri te fjala e fundit që po shtypnit. Rikthimi i Sesioneve sjell prapë dritaret dhe skedat tuaja, duke rikthyer tekstin që po shtypej dhe çfarëdo shkarkimi në përmbushje e sipër.

Zmadhim/zvogëlim i Plotë

Vizitoni faqen tuaj të parapëlqyer të lajmeve dhe lexoni titullin e fotografisë atje — ose shiheni vetë foton në një madhësi të pranueshme. Një mekanizëm i ri dhe elegant për zmadhim/zvogëlim ju lejon të përlani dhe shihni tërë faqen web. Faqet ripërmasohen ashtu si prisni, me tërë elementët e skicimit të faqes shkallëzuar njësoj, që kështu të vini në shenjë atë çka ka rëndësi.

Kthehu në krye

Tabs

Skeda

Në pamje të parë, duken si etiketa të vockla që rrojnë mbi site-in që jeni duke parë atë çast. Por në fakt janë një rrugë e shkëlqyer për shfletimin njëherësh të shumë site-eve. Thjesht e kollaj, mendojini si versionin elektronik të një rafti me dosje të sistemuara mirë, me skedat në rolin e ndarëseve dhe site-et si lënda që përmbahet në dosjet. Cilido site i ri duket si një skedë e re (jo si një dritare e re) dhe në të mund të hyni me një klikim.


Organizim i Kollajtë

e re e përmirësuar Vini rregull te site-et tuaj. Thjesht caktoni renditjen e skedave tuaja duke i tërhequr ato me një lëvizje të shkathët me miun. Ose, po qe se dritarja e shfletuesit tuaj po bëhet lëmsh me shumë skeda, thjesht tërhiqeni një skedë jashtë vendit ekzistues dhe do të hapet në një dritare të re.

Rihapje Skedash të Mbyllura

Po qe se mbyllni aksidentalisht një skedë, mund ta rihapni me një klik. Thjesh shihni Skeda të Mbyllura së Fundmi te menuja e Historikut dhe përzgjidhni skedën që doni të rihapni.

Ruaj në Dalje

Kur e mbyllni Firefox-in, mund të ruani skedat dhe dritaret tuaja për herës tjetër. Nuk lypset të rihapni vetë tërë dritaret tuaja sa herë që nisni një sesion.

Rrëshqitje e Butë

Doni të hapen njëherazi tërë 20 faqet tuaja më të dashura? Një karakteristikë e re ju lejon të kaloni kollaj nga një skedë te tjetra, për t'i parë të gjitha e për të punuar me atë që doni pa humbur kohë.

Kthehu në krye

Hyrje Prej Ngado

Vizatim i Përmirësuar Teksti

Lexojeni gjuhën tuaj si shkruhet — më ngjashëm me jetën e përditshme. Me një mekanizëm të ri për grafikën, Arabishtja, Persishtja, Punxhabishtja dhe gjuhë të tjera të ngjashme tani vizatohen në ekran qartaz pa të metë.

Germa të Shkarkueshme

e re Shihni në site-e Web një larmi më të madhe germash, ndërkohë që lundroni. Hartuesit dhe krijuesit e site-eve mund të krijojnë germa të përshtatura që do të vizatohen dhe shfaqen si duhet, edhe pse nuk i keni ato germa të instaluara në kompjuterin tuaj.

Pamje nga Vizatim i Përmirësuar Teksti

Theksi te Lehtësia në Përdorim

Duke zvogëluar sa mundet numrin e kombinimeve të tasteve, duke lejuar përdoruesit të zmadhojnë faqet Web dhe duke mbuluar lexuesa ekrani, Firefox-i është shumë më i lehtë për t'u përdorur për persona me aftësi ose shikim të kufizuar.

Përshtatje Universale

Shkoni tej përkthimit dhe shijojeni web-in në një mënyrë që ka kuptim për ju. Zhvilluesa vendorë, që dinë ç'është më e mirë për bashkësinë e tyre, jua kanë përshtatur shfletimin me Firefox me fjalorë përkatës, mundësi kërkimi, faqerojtësa të gjallë dhe prurje Web. Në varësi se ku banoni, do të shihni gjëra si titujt e BBC-së të përshtatur për rajonin tuaj ose të punoni me funksione që punojnë me Baidu-në, motori kinez i kërkimeve.

Gjuha e Firefox-it

e përmirësuar Firefox-i flet gjuhën tuaj si asnjë shfletues tjetër gjetiu. Ngaqë Web-i është burim mbarëbotëror, dhe ne besojmë se ku burim i takon njerëzve, e kemi bërë shfletuesin tonë të passhëm në sa më shumë gjuhë që mundet. Kemi mbi 70 përkthime të ndryshme, nga Frëngjishtja dhe Kinezçja te Finlandishtja dhe Çekishtja. Gjeni gjuhën tuaj (Listën e plotë të gjuhëve e gjeni te site-i për Sh.B.A.-të).

Kthehu në krye

Skaji

Shfletim Offline

e përmirësuar Hiqeni nga linja kompjuterin tuaj dhe vazhdoni t'i keni të dhënat në majë të gishtave. Disa site të posaçëm mund t'u lejojnë zbatimeve—fjala vjen, postës suaj me bazë Web—të mbesin me ju tërë kohës.

Shfletim i Ndjeshëm Ndaj Vendit

e re Firefox-i tani mund t'u tregojë site-eve web se ku gjendeni, që kështu të mund të gjeni ato të dhëna që kanë më tepër rëndësi dhe janë më të dobishme për ju (për shembull, si të shkohet diku ose restorante afër jush). Kjo është opsionale - Firefox-i nuk e tregon vendin tuaj pa lejen tuaj - dhe kur kjo bëhet, bëhet duke respektuar deri në një vetësinë tuaj.

Integrim Me Zbatimet Web

Zgjerojeni fuqinë e zbatimeve me bazë Web. Në të kaluarën klikonit në një vendndodhje email te një site Web dhe zbatimi email parazgjedhje te kompjuteri juaj do të shfaqej për dërgimin e një mesazhi te vendndodhja e lidhjes—edhe pse ju kurrë nuk dërgoni email përmes një programi. Tani mund të zgjidhni që të niset një klient Web për postën (fjala vjen Hotmail, Gmail ose Yahoo! Mail), kur klikoni mbi një vendndodhje email.

Grafikë e Brezit të Ardhshëm

e përmirësuar Duhet ta shihni pa ta besoni. Vizatimi i tekstit dhe grafikës, përfshi SVG dhe Canvas, është më i shpejtë dhe më i kthjellët se kurrë më parë, falë mekanizmit tonë të përditësuar për grafikën. Firefox 3.5 saktëson vetvetiu ngjyrat për pamje që përmbajnë të dhëna profili ngjyrash (fotot tuaja numerike, ta zëmë) për të bërë të mundur që ngjyrat të jenë saktësisht si duhet të jenë.

Video dhe Audio të Hapur

e re Hyrje në të ardhmen e mediave online! Firefox-i është shfletuesi i parë që mbulon formatet e hapura për video dhe audio, duke u lejuar praktikisht site-eve rrugë të reja të pafundme për shfaqje lënde të pasur. Formatet e hapur u lejojnë gjithashtu faqeve web moderne të shfaqin lëndë të tillë pa qenë nevoja për shtojca apo për shkarkim programesh pronësorë.

Teknologjitë Më të Reja Web

e përmirësuar Funksione të reja apo të thelluara u lejojnë autorëve dhe zhvilluesve të një site-i Web të krijojnë lëndë dhe zbatime të përparuara. Tani mbulohen:

  • CSS2.1
  • CSS3
  • HTML5
  • Filtrat SVG
  • Ogg Vorbis
  • Ogg Theora
  • JSON Origjinal
  • MathML
  • Animated Portable Network Graphics (APNG)
  • Cross-Site XMLHttpRequest
  • Microformats
  • Web Worker Threads

Shihni listën e plotë të teknologjive që mbulohen.

Kthehu në krye

Ndihmë

Asistencë e Drejtpërdrejtë

Kemi ekspertë të Firefox-it që janë gjithë kohës në pritje për t'ju ndihmuar për pyetjet që thjesht duan një njeri konkret dhe bashkëbisedim real. Tash e tutje mund të fjaloseni me anëtarë të përgatitur të bashkësisë Firefox që mund të ndihmojnë përmes site-it tonë për fjalosje të drejtpërdrejtë. Nuk do t’ju lënë të prisni për përgjigje - zgjidheni problemin tuaj në vend.

Asistencë për Firefox-in

Ndihma është pikërisht atje ku e prisni, si edhe në pak vende ku nuk e prisni. Një lidhje në krye të dritares së shfletuesit tuaj ju shpie te një site asistence me përgjigjet që ju duhen. Doni të rrëmoni më thellë — apo keni një pyetje vërtet të zorshme?

Faqet e asistencës për Firefox-in kanë një bazë dijesh ku mund të kërkohet për artikuj, plus forume dhe përkujdesore plot me zgjidhje dhe ndihmëza për punim më të mirë.