Pra Si Ia Dalim Mbanë?
Çfarë e bën Firefox-in të ndryshëm? Më kryesorja, jemi të hapur. Kjo do të thotë që cilido anembanë botës (dhe kemi mijëra të sprovuar që shohin pas shpinës tonë) është në gjendje të shohë kodin tonë dhe të gjejë çfarëdo pike të dobët në parzmoren tonë.
Dhe kur marrim vesh për një problem, përveshim mëngët dhe i vihemi punës për ta ndrequr atypëraty. Është në interesin tuaj (dhe të tonin) t'i biem çështjes, edhe nëse kjo do të thotë që të pranohet se jemi diçka më pak se të përsosur.
Thjesht, siguria juaj është përparësia jonë e epërme.
Ka një Rregull në Fiksimin tonë.
Askush nuk e do Internetin më shumë se ne. Por sajesaxhinjtë, reklamadërguesit dhe viruset që mezi presin të shumohen janë vërtet kërcënim, ndaj lypset të mbroni veten gjatë kohës që përdorni Web-in.
Këtu Hyn Në Lojë Firefox.
Përdorimi i tij është rruga më e sigurt për shfletim në web sepse:
- Nuk provojmë thjesht vetëm të merremi me problemin. Një bashkësi ndërkombëtare ekspertësh sigurie punon pa ndërprerje për ta bërë shfletimin tuaj në web më të sigurt (falë rrugës sonë, me burim të hapur, të bërjes së gjërave).
- Sigurinë tuaj e kemi në mendje në çdo hap.Ekspertë sigurie punojnë drejt e prej fillimit për gjetjen dhe trajtimin e problemeve të mundshëm, përpara se të shkruhet qoftë edhe një rresht i vetëm kodi.
- Ne i rrimë problemit sipër. Mbikqyrim vazhdimisht rreziqet dhe hedhim në qarkullim përditësime të rinj për Firefox-in, për t'u dalë gjërave përpara. Të vepruarit në një botë me burim të hapur do të thotë që cilido mund të na ndihmojë të gjejmë dhe të forcojmë pikat tona të dobëta.
Për më tepër hollësi rreth se si Firefox-i ju mban të sigurt kur jeni online, vizitoni blogun tonë mbi sigurinë.