Fillestar
Zmadhoji, Zvogëloji
Të lodhur nga teksti i imët? Doni ta shihni një pamje pakëz më afër? Tash e tutje mund të zmadhoni e zvogëloni kollaj faqet Web.
Provoni Këto Rrengje Skedash
Po qe se jeni lloji i robit që i pëlqen të ketë plot faqe Web të hapura në të njëjtën kohë, pa diskutim që do të përfitoni nga shfletimi me skeda. Ja disa shkurtore tastiere që do t'ju ndihmonin të bëni zap skedat:
Ikona yll
Site i faqeruajtur
Shtoni Faqerojtës Me një Klik të Vetëm
Ruani më mirë gjurmët për site-et që ju pëlqejnë (dhe kurseni kohë) me faqeruajtjen njëklikimshe. Ku vizitoni një faqe që do të donit ta mbanit mend, thjesht klikoni te ikona yll te shtylla e vendndodhjeve. Firefox-i do ta shtojë te lista juaj e faqerojtësave që kështu të mund ta gjeni sërish kollaj.
- Site furnizon të dhëna identiteti të vërtetuar dhe i mbron të dhënat tuaja personale nga përgjuesat online.
- Site furnizon të dhëna bazë identiteti dhe i mbron të dhënat tuaja personale nga përgjuesat online.
- Site nuk furnizon ndonjë të dhënë identiteti.
Mësoni Me Kë Po Jepni e Merrni
Taktikë e zakonshme e mashtruesve në Web është sajimi i site-eve të rremë, të njohur si site-e karrem, që imitojnë bankën tuaj, site-in tuaj të parapëlqyer për e-tregti, etj. Për fat, Firefox-i e bën të lehtë përcaktimin nëse një site është ai që duket apo jo – thjesht klikoni ikonën e site-it për një përmbledhje të atypëratyshme të identitetit.
Site sulmesh ose sajesë; dhënia në këtë site e të dhënave tuaja personale, apo madje edhe vizita në të, mund të jenë dëmprurëse.
Shkurtoni Rrugën Drejt Suksesit
Firefox-i është plot me shkurtore tastiere të hartuara për ta bërë punën tuaj më të lehtë. Ja disa nga ato që na pëlqejnë më shumë:
Mesatar
Lojë me Etiketa
Pasi të keni krijuar një listë të rëndë me faqerojtësa, mbajtja e tyre nën kontroll mund të bëhet paksa rrëmujë. Që të ruani organizimin, mund të caktoni etiketa për site-et që faqeruani: thjesht dyklikoni te ikona yll dhe do t'ju kërkohet të jepni etiketën tuaj për secilin rast.
Mund ta etiketoni një site me aq etiketa sa doni (mos harroni të vendosni një presje mes dy etiketash), e mandej të kërkoni me lehtësi për site-e duke shtypur atë etiketë te shtylla e vendndodhjeve. Për shembull, dhënia e "udhëtime" te shtylla e vendndodhjeve do të shfaqë tërë site-et e faqeruajtur me këtë etiketë si pjesë e kërkimit tuaj për pushimet e ardhshme.
Mësoni Gjithçka Rreth Shtesave
Versioni standard i Firefox-it është plot me funksione, sigurisht, por pse të ndalemi këtu? Ka më tepër se 5,000 Shtesa - ekstra të vogla që jua përshtasin Firefox-in - e që mund t'i shkarkoni për të zgjeruar thuajse cilëndo anë të tij që ju vjen në mend. Shkoni te Mjete → Shtesa për të hapur Përgjegjësin e Shtesave dhe zbuluar tërë rrugët me të cilat mund ta bëni Firefox-in si e doni.
Kërkim Më i Mençur
Jeni familiarizuar tashmë me shtyllën e kërkimit krijuar te Firefox-i. Por a e dini që mund ta përshtasni me thuajse cilindo motor kërkimi që do të dëshironit? Thjesht klikoni mbi ikonën majtas te shtylla e kërkimeve për të parë menunë e mundësive parazgjedhje.
Më mirë akoma, klikoni Administroni Motorë Kërkimesh... për risistemimin e listës, shtoni zgjedhje tuajat dhe madje caktoni shkurtore tastiere për motorët tuaj të parapëlqyer për kërkime. Për shembull, mund t'i caktonit Google-it shkurtoren "G" - mandej nëse do të donit të kërkonit për një recetë qoftesh, thjesht shtypja e "G recetë qoftesh" te shtylla e vendodhjeve do të prodhonte një listë recetash.
Gjejeni në Sekondë
Veçoria Gjej Në Shtypje e Sipër është një tjetër mënyrë e dobishme për të kursyer kohë. Në vend që të përdoret shtylla "gjej" për kërkim të një fjale në një faqe, thjesht klikoni kudo qoftë një atë faqe dhe filloni të shtypni fjalën që doni. Kursori juaj do të hidhet vetvetiu te hasja e parë për atë term.
Mund ta përdorni edhe për lidhje. Për shembull, në vend që të kaloni miun përmes faqes te një lidhje "mësoni më tepër", thjesht filloni të shtypni togfjalëshin dhe kur kursori ta ketë gjetur, shtypni "Enter".
Zhdukni Çdo Gjurmë
Për arsye sigurie dhe vetësi, nuk është mirë të lihen vazhda nga pas ndërkohë që ju shfletoni (veçanërisht në një kompjuter që e ndani me të tjerët). Firefox-i ju lejon të fshini historikun e shfletimit dhe të shkarkimeve, pastroni fshehtinën tuaj dhe fshini cookie-t me një klikim të vetëm. Për ta bërë këtë thjesht klikoni te Mjete → Pastro të Dhëna Vetjake... Ose, për të qenë tejet i kujdesshëm, shkoni te Mjete → Mundësi → Vetësi dhe përzgjidhni mundësinë "Pastroji përherë të dhënat e mia vetjake kur mbyll Firefox-in".
I përparuar
Shkoni Drejtpërsëdrejti te Site-et Tuaj të Parapëlqyer
Mund t'u shtoni fjalëkyça faqerojtësve tuaj, për hyrje më të lehtë e më të shpejtë. Prej Librarisë, thjesht shtoni një fjalëkyç te fusha e fjalëkyçave, dhe do të jeni në gjendje të hapni atë faqerojtës thjesht duke shtypur atë fjalë te shtylla e vendndodhjeve. Për shembull, mund t'i jepnit llogarisë suaj Google fjalëkyçin “gogla”, dhe mandej e tutje, shtypja e “gogla” te shtylla e vendndodhjeve do t'ju kalojë drejt e atje.
Krijoni Dosje të Mençura
Nëse jeni përdorues i përparuar i Web-it që ka vazhdimisht nevojë të ruajë dhe t'u rikthehet site-eve të caktuar, ja një kursim i dobishëm kohe: duke përdorur Librarinë e Firefox 3-shit, mund të krijoni dhe ruani në dosje kërkime që mandej përditësohen vetvetiu ndërkohë që shtoni site-e te faqerojtësit dhe historiku juaj i shfletimit.
Së pari, hapni Librarinë duke përzgjedhur mundësinë "Organizoni Faqerojtësit" prej menusë Faqerojtësa. Mandej, jepni terma kërkimi te kutiza e kërkimit. Mandej klikoni butonin Ruaje për të krijuar një Dosje të Mençur.
Administroni Shkarkimet Tuaja
Nëse shkarkoni vazhdimisht, mund të përdorni dritaren e administrimit të shkarkimeve për të mbajtur nën kontroll shkarkimet tuaja. Mund të ndaloni përkohësisht dhe rinisni shkarkimet, dhe t'i kurseni vetes kohë duke i hapur kartelat drejt e nga përgjegjësi i shkarkimeve.
Nëse keni nevojë t'i ktheheni një shkarkimi të dikurshëm, shkoni te Mjete → Shkarkime dhe përdorni kutizën e kërkimeve për të gjetur kartelën që kërkoni. Pasi ta keni gjetur, dyklikoni mbi të për ta hapur, ose djathtasklikoni dhe zgjidhni "Kopjo Lidhjen e Shkarkimit".
Zbuloni Mjete Zhvilluesish
Nëse jeni një zhvillues Web, mjetet e Firefox-it për zhvilluesa do t’ua lehtësojnë punën. Shtesat Mozilla ofrojnë plot mjete për rrjedhën e një procesi zhvillimi, përfshi Firebug-un për përpunim, diagnostikim dhe mbikëqyrje live të CSS-ve, HTML-ve, dhe JavaScript-eve në çfarëdo faqe Web, Tamper Data për parje dhe ndryshim kryefaqesh HTTP/HTTPS dhe parametra POST, dhe Mbikëqyrsin DOM për shqyrtimin e çfarëdo elementi HTML apo CSS me një klikim të thjesht.
Sajojeni Web-in Ashtu Si e Doni
Tash e tutje mund të përdorni trajtuesa protokellesh Web për të mundësuar hyrje të shpejtë te zbatimet tuaja të parapëlqyera me bazë Web. Për shembull, mund ta rregulloni Firefox-in në mënyrë që klikimi mbi një lidhje mailto: në çfarëdo site do të hapë një dritare krijimi mesazhi të ri te furnizuesi juaj i parapëlyer për postë në web, në vend të programit tuaj parazgjedhje për postën (shënim: kjo karakteristikë është e passhme vetëm me shërbimet për postë në web që janë regjistruar me Firefox 3).
Shkoni te Mjete → Mundësi → Zbatime që të përzgjidhni zbatimin parazgjedhje për secilin protokoll ose që të përzgjidhni “Pyetmë Përherë” nëse parapëlqeni ta zgjidhni vetë zbatimin për çdo rast.
Nëse merreni me zhvillim zbatimesh Web, shihni te Mozilla Developer Center për më tepër të dhëna se si të shtohet asistencë për trajtuesa protokollesh me bazë Web.