Shfletuesi që i Ka të Gjitha

Firefox-i ka sigurinë, shpejtësinë dhe veçori të reja që do të ndryshojnë mënyrën se si përdorni Web-in. Mos pranoni gjë tjetër më pak se kaq.

Çfarë e Bën Firefox-in të Shkëlqyer?

Mirësevini Në Ballë të Risive

Gjithë puna në Web është te risitë, dhe Firefox 3 përcakton ritmin aty, përmes dhjetra veçorish të reja, përfshi shtyllë të mençur vendesh, faqeruajtje me një klikim dhe funksionim me shpejtësi verbuese.

Shihni më të fuqishmet e veçorive të reja.

Shtyllë e Mençur Vendesh

Shfletuesi Web Më i Sigurt

Thjesht fare, siguria juan online është përparësia jonë e epërme. Firefox-i përfshin masa strikte kundër phishing-ut dhe malware-ve, plus rrugë të lehta për të zbuluar të mirët prej të këqijve, si p.sh. të dhëna ID-je site-i me një klikim. Dhe, falë procesit tonë me burim të hapur kemi me mijëra ekspertë sigurie anembanë globit që punojnë çdo minutë për t'ju ruajtur ju (dhe të dhënat tuaja personale) të sigurta.

Shihni tërë veçoritë për sigurinë.
Mësoni më tepër rreth sigurisë së Firefox-it.

ID Site-i Njëklikimshe

Jemi Këtu Për Të Ndihmuar

Tek e fundit, gjithë puna është që të jeni në gjendje të bëni çka keni nevojë të bëni në Web. Dhe me veçori si kontroll i brendshëm i drejtshkrimit apo rikthim sesionesh, askush nuk ua bën punën më të lehtë, askush nuk ju ndihmon të punoni më mirë apo ju kursen më shumë kohë sesa Firefox-i.

Shihni tërë veçoritë për prodhueshmërinë.

Zoom i Plotë

E Njëjta Masë Nuk u Bën të Gjithëve

Gjithkush e përdor ndryshe nga të tjerët Web-in, kështu që pse duhet të jetë shfletuesi juaj saktësisht njësoj si ai i kujtdo tjetër? Si për fjalosjet, gatimin apo programimet, Firefox-i ka më tepër se 5000 shtesa për t'ju ndihmuar ta përshtasni saktësisht sipas nevojave tuaja.

Shihni tërë veçoritë për përshtatjen.
Mësoni më tepër rreth përshtatjes së Firefox-it.

Përgjegjës Shtesash

Shihni Se Si Dalim

Ju treguam se çfarë e bën Firefox-in të shkëlqyer, por si dalim në krahasim me Internet Explorer-in? Hidhini një sy tabelës sonë krahasuese për shfletuesat, që ta shihni vetë.

Firefox Internet Explorer
I përputhshëm me teknologji dhe faqe Web moderne Check Check
Veçori sigurie aktive dhe kundërpërgjigjet më të shpejta në tërë industrinë e llojit të vet Check  
Mijëra mënyra falas për personalizimin e punimit online të kujtdo Check  
Punim dhe shpejtësi superiore Check  
Krijuar për nxitjen e risisë, mundësive dhe të qenët i hapur në Web Check  

Shiheni Firefox-in në Punë e Sipër

Bëni një vizitë

Luaje Videon

Çmime

Firefox-i është i shkëlqyer, por mos u bazoni vetëm në fjalët tona:

Shihni Çmimet

Ndihmëza & Rrengje

Merrni këshilla të dobishme për përdoruesa fillestarë, të ndërmjetëm apo të përparuar të Firefox-it.

Mësoni Disa Sekrete të Reja