Mbajini të Sistemuara të Dhënat Tuaja Jetike
Thunderbird 2 përmbledh mjaft zgjerime të reja për t'ju ndihmuar të administroni më mirë kutinë tuaj të pabindur postare, dhe për të qenë përherë në dijeni se çfarë ndodh në të. Thunderbird 2 u përshtatet nevojave organizative më të koklavitura, ndërkohë që ua bën të lehtë të gjeni çfarë ju duhet.
Parje të Thelluara Dosjesh
Thunderbird 2 bie një larmi rrugësh për të organizuar dhe shfaqur dosjet tuaja, sipas më të pëlqyerave, të parave së fundi ose sipas dosjesh që përmbajnë mesazhe të palexuar. Si përherë, mund të rregulloni dosje RSS dhe grupe lajmesh për t'i patur në ballë të lajmeve dhe interesave tuaja. Thunderbird 2 ju lejon gjithashtu të zmadhoni në maksimum kuadratin e parjes së mesazheve përmes zgjedhjes së menusë hap mbyll për dosje, në vend të anështyllës tradicionale.
Shenjim Mesazhesh
Thunderbird 2 ju lejon të “shenjoni” mesazhe me përshkrime si “Për T'u Bërë” ose “Përmbushur” ose madje edhe të krijoni shenjat tuaja të veçanta në përputhje me nevojat tuaja. Shenjat mund të ndërthuren me kërkime të ruajtur dhe pamje poste për ta bërë më të lehtë sistemimin e email-eve.
Lundrim Historiku Mesazhesh
Thunderbird 2 ofron lundrim historiku mesazhesh i cili ju lejon klikim “përpara” dhe “prapa” ashtu si në shfletuesin tuaj Web. Tani mund kaloni shpejt nga pamje mesazhi në pamje dosjesh dhe anasjelltas.
Kërkim i Përmirësuar
Thunderbird 2 përmban një kuadrat "gjej në shtypje e sipër" i cili përshpejton kërkimet brenda mesazheve të shfaqur. Thunderbird lejon gjithashtu kërkim të shpejtë, i cili fillon e shfaq përfundime kërkimi sapo filloni të shtypni terma kërkimi.
Kërkime të Ruajtur
Ju ndodh të kërkoni për të njëjtin subjekt apo përmbajtje mesazhi një e më dy? Thunderbird 2 ju kursen kohën duke ju lejuar ta depozitoni këtë kërkim si një dosje. Ribërja e kërkimit shndërrohet thjesht në klikimin te kuadrati i dosjeve mbi dosjen e kërkimit të ruajtur.
Qëndroni në Dijeni
Thunderbird 2 është përditësuar të përmbajë njoftime me më tepër të dhëna të rëndësishme mbi mesazhet, përfshirë dërguesin, tekst subjekti dhe mesazhi për mesazhe të sapoardhur. Njoftimet e Thunderbird-it për mesazhet mund të nxjerrin gjithashtu në pah se në cilën dosje ka mbërritur mesazhi i ri nëse e keni të rregulluar filtrimin e mesazheve. Dosja ofron gjithashtu një flluckë që përmbledh mesazhet e rinj në atë dosje.
Hyrje e lehtë në shërbimet e njohura për postë Web
Thunderbird 2 e bën më të lehtë ndërthurjen dhe përdorimin e llogarive të ndryshme për postë Web nga një kuti e vetme postare. Përdoruesit e shërbimeve të tillë si Gmail dhe .Mac mund të futen në llogaritë e tyre që nga Thunderbird-i thjesht duke dhënë emrat e tyre të përdoruesit dhe fjalëkalimet.
Siguroni dhe Mbroni Postën Tuaj
Mozilla i ka përforcuar më tej masat e mirënjohura të Thunderbird-it mbi sigurinë dhe vetësinë, për të bërë të mundur që ndërlidhja dhe identiteti juaj të mbeten të sigurt. Si të kishit rojen tuaj vetjake online!
Mbrojtje nga Phishing
Thunderbird-i ju mbron nga mashtrimet email që përpiqen ta gënjejnë përdoruesin e ta bëjnë të japë me dorën e vet të dhëna vetjake e të rezervuara, duke treguar kur një mesazh është një përpjekje potenciale për phishing. Si një skalion i dytë mbrojtjeje, Thunderbird-i ju sinjalizon kur klikoni mbi një lidhje që duket se ju shpie te një site Web tjetër nga ai që tregon URL-ja e tij në mesazh.
Vetësi e Fuqishme
Thunderbird 2-i ofron mbulim të përmirësuar të vetësisë së përdoruesve dhe mbrojtje nga pamje të largëta. Për të garantuar vetësinë e përdoruesve, Thunderbird 2-i bllokon vetvetiu pamje të trupëzuara në mesazhe email.
Lënie Jashtë e Hedhurinave
Mozilla i ka përditësuar dosjet popullore të Thunderbird-it për postë hedhurinë që të jenë më përpara se spam-i. Çdo email që merrni kalon vetiu nëpër filtra të fjalës së fundit për postën hedhurinë te Thunderbird-i. Çdo herë që shenjoni një mesazh si spam, Thunderbird-i “mëson” dhe e përmirëson filtrimin e vet e kështu mund të shpenzoni më tepër kohë duke lexuar postë që ja vlen. Për të lënë jashtë kutisë suaj postare postime hedhurinë, Thunderbird-i mund të përdorë gjithashtu edhe filtra spam-i nga mundësuesi juaj i postës.
Burim i Hapur, Më i Sigurt
Në zemër të Thunderbird-it qëndron një proces zhvillimi me burim të hapur, i shtyrë përpara nga mijëra të pasionuar, zhvilluesa të sprovuar dhe ekspertë sigurie të shpërndarë në mbarë botën. Të qenët tonë të hapur dhe një bashkësi vepruese ekspertësh ndihmojnë të bëhet e mundur që produktet tona të jenë më të sigurta dhe të përditësuara më shpejt, duke mundësuar në të njëjtën kohë të përfitojmë prej mjeteve më të mira për kontroll dhe vlerësim sigurie, të ofruar nga palë të treta, për të forcuar më tej sigurinë e përgjithshme.
Përditësim i Automatizuar
Sistemi i përditësimi te Thunderbird-i kontrollon përherë, për të parë nëse po xhironi versionin më të fundit, dhe ju njofton kur ka të passhëm ndonjë përditësim sigurie. Këta përditësime sigurie janë të vegjël (zakonisht 200KB - 700KB), për t'ju dhënë vetëm çfarë keni nevojë dhe për ta bërë përditësimin e sigurisë të shpejtë në shkarkim dhe instalim. Sistemi i automatizuar i përditësimeve mundëson përditësim të Thunderbird-it nën Windows, Mac OS X dhe Linux, në mbi 30 gjuhë të ndryshme.
Merrni postën tuaj, në rrugën tuaj
Thunderbird-i ju lejon ta përshtasni në përputhje me nevojat tuaja specifike, qoftë kur flitet se si kërkoni dhe gjeni nëpër mesazhe, qoftë kur bëhet fjalë për të dëgjuar muzikë drejt e nga kutia juaj postare.
Plotësojeni kutinë tuaj postare
Përdoruesit e Thunderbird-it mund të thellojnë punimin dhe pamjen e Thunderbird-it duke përdorur qindra shtesa. Një e tillë ju lejon të administroni kontaktet, një tjetër të bëni thirrje voIP, të dëgjoni muzikë, dhe të kujtoheni për datëlindjet. Të tëra këto nga kutia juaj postare. Mundet madje të ndryshoni edhe dukjen e Thunderbird-it, që të përputhet me shijet tuaja.
Gjedhe mesazhesh
Thunderbird 2-i ju lejon të rregulloni lehtë gjedhe mesazhesh që ju kursejnë kohë – veçanërisht kur ju duhet të përdorni në mënyrë të përsëritur të njëjtin mesazh.
Përgjegjës Shtesash për Zgjerime dhe Tema
Përgjegjësi i ri i Shtesave përmirëson ndërfaqen e përdoruesit lidhur me administrimin e zgjerimeve dhe temave, duke e bërë akoma më të lehtë për ju përshtatjen e Thunderbird 2-it. Instaloni, çinstaloni, aktivizoni dhe çaktivizoni shtesat tuaja nga një vend i vetëm.